Pjesa e parë ishte e vështirë dhe jo më kot po luanin ndaj Spanjës, por gjithsesi ish-kampionët e botës treguan se po kthehen. Me shumë lojtarë mangut (Bajern, Lajpcig), Gjermania e Joakim Lëvit luajti një pjesë të dytë shumë të mirë ndaj spanjollëve, të cilët u shpëtuan vetëm nga portieri David De Gea. Gardiani i Man. Junajtidit tregoi se di të jetë në nivel botëror, ndërsa tek gjermanët shkëlqyen Timo Verner, Leroi Sane, Gosens e të tjerë, ndonëse Kai Haverci nuk ishte në fushë. Verner u vlerësua sepse përballoi siç duhet duelin me kapitenin spanjoll, Sergio Ramos, ndonëse nuk ia doli ta kalonte atë në pjesën e parë. Pas pushimit shënoi një gol shumë të bukur, duke treguar personalitet dhe klas, ndaj edhe tek Çelsi në Angli po fërkojnë duart.
Sfidanti.al