Mesi mund të qendrojë tek Barcelona edhe për … 4 muaj!

Në janar të vitit të ardhshëm do të mund të bisedonte lirshëm për të ardhmen e tij, pa u penguar nga klauzola apo kontrata. Lionel Mesi nuk dëshiron të shkojë në gjyqe me Barcelonën, klubin e tij që mbetet i zemrës, por po ashtu edhe klubet që e duan, nuk kanë dëshirë që kjo të ndodhë. Duket se një këshillë të tillë i ka dhënë Guardiola, por ndoshta edhe Paris SG, Interi e Mançester Junajtidi që gjithashtu e ëndërrojnë. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore që Mesi të mbetet tek Barcelona edhe për një sezon, ndërsa ky hap prapa i palëve duket se do të ndikojë edhe tek Luis Suarezi, i cili do të jetë në “Kamp Nou” nëse argjentinasi nuk largohet. Kjo, pavarësisht se çfarë planesh ka trajneri Ronald Kuman. Suarezi e Mesi u takuan së fundmi, dhe duket se tema ishte pikërisht për këtë.

Sfidanti.al