Sezoni i kaluar ishte nën shenjën “Sarri-boll” (Sarri-ball), pra me lojën qarkulluese të sferës nga ana e një ekipi të drejtuar nga trajneri Mauricio Sarri. Tani është ndryshe dhe tekniku i ri, Andrea Pirlo, mendon se e di sekretin për ta bërë Juventusin të aftë për të fituar Ligën e Kampionëve. Në një intervistë të dhënë së fundmi, pa përmendur Sarrin, ai ka folur për një mënyrë të re loje, me presion të lartë sa më lart në fushë, për ta rikuperuar sa më shpejt topin, e për të organizuar sulme e kundërsulme të rrufeshme. “Duhet presing për ta fituar topin sa më pranë portës kundërshtare, – shprehet Pirlo, – kjo është kyçe për fitimin e Championsit”. Duket se lojtarët juventinë janë dakord me stilin e 41-vjeçarit, në vend të asaj që e quanin lojë e mërzitshme me qarkullim topi derisa të gjenin mundësi për të shënuar.
Sfidanti.al