Mouctar Diakhaby rrezikon karrierën pas dëmtimit të rrallë të pësuar në ndeshjen Valencia-Real Madrid. 27-vjeçari i skuadrës valenciane u rrëzua pas një përplasje me Vinicius Jr, moment që mund të rezultojë fatal për të ardhmen e tij. Në momentin e përplasjes, lojtarët u grumbulluan rreth tij dhe shumë prej tyre me lotë në sy e kuptuan se bëhej fjalë për një dëmtim horror ndërsa pak ditë nga ai episod, mjekët bëjnë një parashikim shumë të zymtë.
Ligamentet e gjurit të djathtë kanë pësuar dëmtime shmë të rënda në pjesën e jashtme dhe sipas një mjeku brenda klubit të Valencias, mbrojtësi 27-vjeçar do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 1 vit por ky është një parashikim optimist pasi filimisht mjekët duhet të sigurohen që ai do të ecë sërish një ditë. Dr Enrique Gastaldi thekson se dëmtimi i Diakhaby është më i rëndi që mund të pësojë një sportist dhe në këtë rast bëhet fjalë thjesht për fat të keq. Lojtari do t’u nënshtrohet disa operacioneve e më pas do të ndiqet protokolli i rekuperimit të tij. “Është një dëmtim i pazakontë sepse ai ka këputur 4-5 ligamente, kjo është një çmenduri”m thjekson doktori i cili shton se gjuri është shkëputur dhe është ndarë në dy pjesë.
sfidanti.al