Manchester City, tripleta historike bëhet dokumentar në Netflix

Sezoni i pabesueshëm 2022-23 i Manchester Cityt do të bëhet një dokumentar në Netflix. Platforma e famshme e transmetimit pagoi një shumë të konsiderueshme (të paspecifikuar, por të konfirmuar se kishte shtatë zero) për të siguruar të drejtat për ndeshjet e Citizens të vitit të kaluar. Tripleta historike (Premier League, FA Cup dhe Champions League) do të bëhet pra një seri për të gjithë tifozët. Në atë  sezon, Qytetarët u bënë skuadra e dytë angleze që arrin një sukses të trefishtë.

Netflix ndoqi rrugëtimin e Cityt drejt të tre trofeve të mëdha, duke kulmuar në finalen e Champions League kundër Interit në Stamboll. Tani për tani ka vetëm njoftim zyrtar, ende nuk është konfirmuar asnjë datë. Megjithatë, një trailer zyrtar do të mbërrijë në prill. Nuk është hera e parë që Netflix prodhon dokumentarë mbi futbollin: katalogu përmban seriale për ekipe të tjera, për lojtarë individualë dhe gjithashtu për sporte të tjera si tenisi, basketbolli dhe Formula 1. Kjo nuk është as hera e parë për City-n: në sezonin 2017-18 realizoi një dokumentar të ngjashëm për Amazon Prime.

sfidanti.al