Erling Haaland ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që ai të largohet nga Manchester City për Real Madrid në të ardhmen. Aktualisht është vetëm në mes të sezonit të tij të dytë në Manchester e tashmë ka fituar Premier League, FA Cup dhe UEFA Champions League. Është nën kontratë në Etihad Stadium deri në qershor 2027, por është përfolur se mund të largohet më parë për të ndjekur një sfidë tjetër. Haaland, 23 vjeç, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë të raundit të 16-shes të UCL kundër FC Copenhagen.
Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar i tha Haaland: “Me gjithçka që keni arritur në karrierën tuaj deri më tani, veçanërisht këtu sezonin e kaluar dhe këtë sezon, ka spekulime të pashmangshme për të ardhmen tuaj afatgjatë. Real Madridi është cilësuar si një klub i mundshëm për ju, por a mendoni se keni gjithçka këtu në këtë klub për të qëndruar këtu për një kohë të gjatë? Gjithçka që ju nevojitet si lojtar?” Haaland u përgjigj: “Jam vërtet i lumtur, veçanërisht me njerëzit me të cilët jam i rrethuar. Menaxheri, drejtorët, bordi… ata janë një grup njerëzish të mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur, më duhet të them”. “Nëse e them këtë tani, ndoshta do të jetë një titull masiv… Nesër nuk e dini kurrë se çfarë sjell e ardhmja. Por përsëri, jam i lumtur. Mund ta shkruani këtë, por gjithashtu do të duhet të shkruani gjithçka që thashë si duhet më parë. Jam i lumtur”. Haaland zbuloi gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se ishte pranë kalimit te Kopenhagen në 2016. “Trishtim për ta, por ndoshta mirë për mua sepse shkova te Molde dhe ishte një zgjedhje e mirë”, tha ai.
sfidanti.al