Goli i Jasir Asanit ka bërë jehonë deri në UEFA. Rreth 3 muaj pas realizimit të tij të parë me Moldavinë ku u përzgjodh edhe si një nga golat më të bukur të qershorit, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare bëhet sërish pjesë e kopertinës së UEFA-s që në rrjetet sociale shkruan: Çfarë goditje, Jasir Asani, duke e veçuar realizimin e sulmuesit kuqezi si një nga më të bukurit e muajit shtator.
Një gjë të tillë, institucioni qëndror i futbollit europian e bëri edhe në qershor me golin e Asllanit në Ishujt Faroe duke e vlerësuar bashkë me realizimin e Asanit ndaj Moldavisë, si dy prej golave më të bukur të kombëtareve në qershor.