Lautaro Martinez është vënë në shënjestrën e Atletico Madrid që i ka bërë një ofertë shumë të mirë Interit për sulmuesin e tij kryesor, Lautaro Martinez. “Los Colchoneros” kërkojnë ta transferojnë në Madrid argjentinasin dhe për të ofrojnë një paketë të plotë që parashikon Alvaro Morata-n dhe 70 milionë euro.
Propozimi ka mbërritur në tryezën e presidentit Steven Zhang ndërsa mund të merret një vendim shumë shpejt e nëse palët bien dakort, marrëveshja mund të finalizohet që në muajin janar. Vetë Martinez ka deklaruar përherë se ndihet shumë i lumtur në Milano por “kurrë mos thuaj kurrë” pasi edhe Atletico Madrid konsiderohet një markë e rëndësishme e futbollit spanjoll.
sfidanti.al