Luis Rubiales flet në një intervistë të gjatë për gazetarin britanik, Piers Morgan pak orë pas largimit nga posti i Federatës Spanjolle të futbollit që u shkaktua prej puthjes ndaj futbollistes Jenni Herrmoso në finalen e Kupës së Botës. Ish-drejtuesi i Federatës Spanjolle thekson se qëllimet e tij ishin fisnike të shtyra nga entuziazmi.
“Në atë puthje nuk ka ngacmim, asnjë përmbajtje seksuale, aspak dhunë, asnjë nga këto. Ashtu siç putha Jenni-n do të kisha puthur edhe vajzat e mija. Mes miqve dhe familjarëve këto gjëra janë të zakonshme”.
Ai gjithashtu shton se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i kishte bërë gjërat ndryshe por nënvizon sërish se ai është një moment lumturie, feste dhe euforie.