UEFA “falenderon” Rui Pinton per Sitin, por Portugalia e mban ne burg!

Ky emer eshte bere nje nga me te njohurit sot per opinionin boteror. Rio Pinto ndoshta po behet po aq i njohur sa Xhulian Asanzhi, (Julian Assange), personazhi i Uikiliksit (Eiki Leaks), qe tronditi politiken boterore me zbulimet e tij. Portugezi krijoi Futboll Liksin (Football Leaks), duke rrembyer me vjedhje 70 milione dokumente te futbollit, dhe 3.4 terabajt informacion qe ia dha revistes gjermane “Der Shpigel”. Fale ketij hakeri (hacker), UEFA pati mundesi te denonte Mançester Sitin me 2 vjet perjashtim nga Championsi, por nderkohe Rui Pinto eshte prapa hekurave ne Portugali, ne pritje te gjykimit, i vendosur nen peshen e 90 akuzave te ndryshme.

“Une e dija se gjithçka mund te ndodhte, – i deklaroi ai “Der Shpigelit”, – e dija se autoritetet portugeze i denojne ata qe zbulojne te vertetat (fryresit e bilbilave, sipas terminologjise anglosaksone – Eistlebloeers), dhe une duhej te isha gati per kete. Autoritetet portugeze i tremben asaj qe di une, ndaj une duhet te mbahem i forte”. Tifozet e futbollit e vleresojne Rui Pinton si nje hero dhe protestojne duke kerkuar qe ai te lirohet (nuk besohet se kete e bejne tifozet e Sitit), ndersa UEFA padyshim qe e falenderon, sepse dokumentet e tij i dhane mundesi te vepronte. Gjithsesi, ne menyre paradoksale, UEFA duket sikur thote “rrofte Mbreti, Mbreti vdiq”, pasi nuk po leviz as gishtin qe Rui Pinto te lirohet. Ndoshta, edhe ajo e deshiron te burg, pasi Futboll Liksi mund ta godase edhe ate.

Sfidanti.al