UEFA e paska pasur caktuar që më parë finalen e Championsit: Real-Inter!

Padyshim që ka qenë një gabim, por nga ata që bëhen “gazi i botës”, apo siç i thonë sot, bëhen “virale”. UEFA bëri një gafë të vërtetë kur nisi një anketë me tifozët për të përcaktuar disa fitues të biletave për finalen e Stambollit. Në faqen e saj në Tuiter, UEFA vendosi figurën e finales së Championsit, ku përveç trofeut dhe simbolit të Stambollit si qytet i ndeshjes, u vendosën edhe emrat e finalistevë që ishin Interi dhe … Reali. Kjo, pasi Interi u kualifikua, ndërsa Reali ende nuk kishte luajtur në fushën e Mançester Sitit.

Sfidanti.al