U dëmtua në “Air Albania”, Conte i shqetësuar për Kvaratskhelian

Njëqind ditët e Antonio Contes te Napoli. Njëqind ditët që trajneri i shumë skuadrave të njohura, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cagliarit, i përkufizon kështu, përpara se të flasë për kushtet e Khvicha Kvaratskhelia:

“Sigurisht që ishin intensive, nga të gjitha këndvështrimet. Kemi punuar jo vetëm në fushë, por edhe shumë jashtë saj. Më duhet të them se duhej të punonim dhe punuam shumë, ndihem i kënaqur, këto 100 ditë na kanë dhënë një drejtim. Nga ekipet kombëtare të gjithë janë kthyer në gjendje të mirë, Kvara ka një problem në kyçin e këmbës, ne do e vlerësojmë në këto dy seanca dhe do të vendosim”.

sfidanti.al