Tuchel: 10 pikë larg kreut? E pranoj, faji ynë

Bayern Munich fitoi 3-0 ndaj Lazios dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Tani është radha për të bërë mirë edhe në kampionat, aty ku distanca me Bayer Leverkusenin kryesues është 10 pikë. “Shpresa për fitimin e Bundesligës ekziston, gjithmonë ka shpresë. Fitorja me Lazion do të na ndihmojë, sidomos prej mënyrës se si e arritëm. Duhet të na shtojë kurajon dhe besimin për sfidat e ardhshme. Presim të sigurojmë tri pikët përballë Mainzit. Jam i bindur se fitoret shtëpiake kundër Leipzigut dhe Lazios do të na mbushin plot vetëbesim”, u shpreh Tuchel përpara Bayern-Mainz. Trajneri vazhdon, duke vlerësuar “Aspirinat”, që po shkojnë drejt titullit të parë në histori nën drejtimin e spanjollit Xabi Alonso. Por edhe duke bërë autokritikë.

Do të më cilësonin skizofren nëse do të thoja se do ta fitojmë ne kampionatin. Dhe që nuk kam asnjë lidhje me realitetin. Por ka një rrugë të mesme që quhet realitet. Dhe mendoj se jam realist kur them se ka ende shumë ndeshje dhe pikë. Fillimisht duhet të rigjejmë një ekuilibër të ri dhe të mos shtojmë distancën me kreun. Titulli sigurisht që nuk është në duart tona. Leverkuseni nuk e ndjen frymëmarrjen tonë për momentin, pasi jemi larg tyre. Dhe është faji ynë, 10 pikët distancë janë për shkak të gabimeve tona. Edhe pse ata po zhvillojnë një sezon perfekt”, u shpreh trajneri i skuadrës bavareze.

sfidanti.al