Refuzohet apelimi i Papu Gomez. Sulmuesi argjentinas u pezullua për dy vite për shkak të përdorimit të dopingut dhe trajneri i Monzës, Palladino konfirmoi se edhe apelimi është refuzuar. Papu Gomez u dënua për përdorim substancash të ndaluara, pas testeve në një seancë stërvitore në 2022-shin, kur ishte pjesë e Sevillas, para nisjes së Kupës së Botës. Në vjeshtën e vitit të kaluar Gomez u transferua te Monza, por nuk luajti asnjë ndeshje, pasi iu konfirmua pezullimi për dy vite. Klubi i Monzës pritet të dalë me një komunikatë zyrtare, ku do të konfirmojë pezullimin e Papu Gomez dhe në të njëjtën kohë edhe ndërprerjen e kontratës me të. Me lënien në fuqi të pezullimit, fantazisti 36-vjeçar argjentinas pritet ta mbyllë njëherë e mirë me futbollin, pasi mosha nuk premton për një tjetër rikthim në fushë, të paktën jo në nivele të larta.
sfidanti.al