Mbrëmja e kaluar në NBA rezervoi jo vetëm spektaklin që jemi mësuar, por edhe një rekord të ri shumë të vështirë për t’u arritur. Nuk është Stephen Curry, Antetokoumpo apo Kevin Durant. Basketbollisti i Phoenix Suns, Grayson Allen shënoi plot 21 pikë në vetëm 10-minutëshin e parë të takimit ndaj Toronto Raptors.Ajo çka e bën një rekord këtë statistik, është se pikët erdhën vetëm si goditje për 3 nga lojtari. Allen shënoi 7 nga 8 tentativat e tij për të marrë maksimumin e koshave. Ndihmë të madhe për këtë rekord, 28-vjeçari pati nga ylli i skuadrës, Kevin Durant. E gjithë përballja u mbyll me fitoren e Suns 120-113 në shtëpi ndaj Torontos. Më i miri i mbrëmjes ishte sërish Durant me 35 pikë të shënuara në të dytën mbrëmje radhazi. Ndërkohe nga ana tjetër, Immanuel Quickely shënoi një “double-double” me 2 shifra të dyfishta. Lojtari shënoi 21 pikë në total për Raptors dhe dhuroi edhe 18 asiste.
sfidanti.al