Tonali pret dënimin nga Federata Italiane

Momente vendimtare për karrierën e mesfushorit italiajn, Sandro Tonali i cili do të mësojë dënimin që do të marë pasi cilësohet fajtor për baste të jashtëligjshme. Avokatët e mesfushorit trokitën në të hënën me Zyrën e Prokurorit të FIGC për të diskutuar përfundimisht marrëveshjen e fajësisë së klientit të tyre. Një marrëveshje që dyja palët shpresojnë se do të arrijë sa më shpejt duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur që e pret Newcastle mes Champions League dhe Premier League.

Për statusin zyrtar është i nevojshëm edhe miratimi i presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina, dhe i Prokurorisë së Përgjithshme për Sportin. Procesi i ndjekur është praktikisht i njëjtë me atë të Nicolò Fagiolit, edhe nëse ish-lojtari i Milanit do të përballet me një dënim më të rëndë, duke pasur parasysh bastet që përfshijnë edhe ish-skuadrën e tij. Marrëveshja e pranimit të fajësisë duhet të përgjysmojë automatikisht skualifikimin e parashikuar nga ligji, por duke pasur parasysh vetëraportimin dhe qëndrimin bashkëpunues të lojtarit përpara referimit, sanksioni mund të reduktohet më tej.

sfidanti.al