Berisha më i miri në fitoren ndaj Fiorentinës

Etrit Berisha ishte vendimtar në fitoren e dytë sezonale të Empolit (Fiorentina – Empoli 0-2). Portieri i Kombëtares Shqiptare tregoi se pritjet e një “gardiani” mund të marrin vlerë më të madhe se golat e shënuar. Sipas “Sofascore”, Berisha ishte më i miri i ndeshjes së zhvilluar në “Artemio Franchi”, duke u vlerësuar me notën 8.9. Berisha, gjatë gjithë lojës ka arritur të presë pesë gjuajtje brenda zonës dhe të fitojë 3 (nga tre gjithsej) duele ajrore.

Sigurisht që performanca në nivelin më të lartë nga ana e “gardianit” kuqezi u dha më shumë vlerë golave të shënuar nga Caputo dhe Gyasi. Empoli duket se po del nga kriza e rezultateve të fillimsezonit e për këtë ka meritë të padiskutueshme 34-vjeçari e sigurinë që ofron mes shtyllave.

sfidanti.al