Do të ndeshet me Fury në Arabi, Ronaldo e pret me një orë të çmuar

Francis Ngannou ka mbërritur në Arabinë Saudite për sfidën e peshave super të rënda të boksit kundër Tyson Fury dhe është Crsitiano Ronaldo ai që i uron mirëseardhjen. Ylli portugez, fitues i 5 Topave të Artë, i ka dhuruar boksierit me ngjyrë një orë të markës Jacob & Co të quajtur “Heart of Ronaldo” me vlerë rreth 100 mijë dollarë.

Sulmuesi i Al Nassr është një nga ambasadorët më të mëdhenj të vendit nga Lindja e Mesme dhe nuk mund të mungonte as këtë herë që të bëhej protagonist në vendin arab ku në muajin dhjetor Fury do të ndeshet në duelin e dueleve kundër Oalexander Usyk.

sfidanti.al