Tirana tenton Aleksin dhe Zejnullain

Tirana ka nisur merkaton për sezonin e ri duke kontaktuar dy lojtarët e Egnatias, Albano Aleksi dhe Arbin Zejnullai, të cilëve u ka përfunduar kontrata me Egnatian. Dy futbollistët janë kontaktuar nga bardheblutë, por për momentin kanë refuzuar, pasi presin bisedimet për rinovim me Egnatian.

Përveç kësaj, kërkesat financiare të tyre nuk përputhen me politikat aktuale të pagave të Tiranës. Klubi kryeqytetas është në kërkim të përforcimeve, pasi pesë titullarë mund të largohen në fillim të qershorit. Ndërkohë, edhe Egnatia ka shfaqur interes për një lojtar të Tiranës, kapitenin Florjan Përgjoni. Ky i fundit ende nuk ka rinovuar dhe kërkon një klauzolë largimi për jashtë, të cilën Tirana nuk e pranon. Negociatat për të vijojnë, ndërsa bardheblutë përballen me sfida të mëdha në ndërtimin e ekipit për sezonin 2025-2026.

sfidanti.al