FIFA ka vendosur të ulë çmimet e biletave për Kupën e Botës për Klube 2025, që do të zhvillohet për herë të parë me 32 skuadra. Interesi i tifozëve në SHBA deri tani ka qenë më i ulët se pritshmëritë dhe kjo ka detyruar institucionin më të rëndësishëm të futbollit, që të ulë çmimet e biltave. FIFA ka konfirmuar se janë lëshuar oferta të reja më të lira, me çmime që për shumë ndeshje fillojnë nga 30 dollarë. Për gjysmëfinalet, çmimet më të ulëta janë 300 dollarë, ndërsa për finalen arrijnë në 538. Organizata ka futur një sistem çmimesh dinamik, ku tarifat variojnë sipas kërkesës. Mijëra bileta janë ende të disponueshme, por FIFA mbetet optimiste, duke besuar në blerjet e vona të tifozëve amerikanë.
sfidanti.al