Real Madridi ka drejtuar sytë nga Angelo Stiller

Real Madridi po ndjek me shumë vëmendje mesfushorin gjerman, Angelo Stiller, i cili po shkëlqen me Stuttgartin në Bundesliga. Sipas asaj që raporton Marca, klubi madrilen e ka identifikuar 23-vjeçarin si një objektiv të mundshëm për të përforcuar mesfushën në sezonet e ardhshme. Stiller ka zhvilluar një sezon mbresëlënës në elitën gjermane, me 32 paraqitje, 1 gol dhe 8 asistime, duke treguar aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e lojës dhe në rikuperimin e topit. Performancat e tij kanë tërhequr interesimin e disa prej klubeve më të mëdha europiane, përfshirë më parë Barcelonën dhe Arsenalin. Stuttgarti, duke parë rritjen e vlerës së kartonit të lojtarit, mund të kërkojë rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë. Real Madridi, që është gjithmonë në kërkim të përforcimeve cilësore për të rinovuar dhe konsoliduar skuadrën, po konsideron një lëvizje konkrete për mesfushorin gjerman me potencial të madh.

sfidanti.al