Berat Gjimshiti është shumë pranë një rekordi historik në Serinë A, me 249 ndeshje të luajtura, vetëm katër më pak se rekordi i Erion Bogdanit, i cili numëron 253 ndeshje. Aktualisht mbrojtësi kuqezi nuk mund ta thyejë rekordin këtë sezon, pasi kanë mbetur vetëm dy ndeshje. Megjithatë, e ardhmja e tij është e pasigurt për shkak të interesimit nga klubi Al Ain në Emiratet e Bashkuara. Nga Italia thuhet se mes palëve kanë nisur kontaktet, ndonëse kontrata me Atalantën zgjat deri në vitin 2026. Klubi italian dëshiron rinovimin deri në 2027. Gjimshiti, i cili mban edhe shiritin si kapiten i dytë, është ndër lojtarët më pak të paguar në skuadër. Në moshën 32-vjeçare, një transferim në Lindjen e Mesme mund t’i sigurojë atij përfitime ekonomike më të mëdha.
sfidanti.al