Tirana do të ketë edhe këtë herë katër mungesa në fushën e lojës ndaj sfidës me Partizanin. Tashmë dihet që lista nis me dy lojtarë Ismajli e Haxhiu, Gjumsi po ashtu është jashtë. Nga ana tjetër, edhe Marku po vuan problemet me muskujt e barkut. Shkëmbi këto ditë ka ngarkuar ekipin edhe me dy stërvitje në ditë, ndërkohë me një llogari të thjeshtë, në portë do të luajë Selmani. Mbrojtja sërish me katër e Metën në të djathtë, më pas Kola e Dembele, ndërsa majtas Përgjoni. Mesfusha do të jetë e përbërë nga katërshja Ndreca, Soler, Rafael Prengaj si dhe sulmi me Zharmuni e Ernest. Skuadra duhet të ruhet nga kartonët, pasi nëse Ndreca, Përgjoni, Meta dhe Prengaj ndëshkohen me karton të verdhë humbasin takimin tjetër atë me Skënderbeun në shtëpi. Kujtojmë që Tirana ka 2 vite 4 muaj dhe nëntë ditë që nuk fiton një ndeshje derbi me Partizanin.
sfidanti.al