Tirana e përgjysmuar për vitin 2025

Prej dy ditësh, Tirana është duke u stërvitur për të qenë në formë për 2025-ën. Skuadra në këtë moment nuk ka lojtarët e huaj, të cilët kanë udhëtuar drejt shtëpisë. Nga ana tjetër, bardheblutë nuk janë të plotë, pasi në skuadër janë vetëm një grusht lojtarësh. Plani i Maganit është që të stërviten deri në 30 dhjetor, e më pas të kthehen në stërvitje në 2 janar. Bardheblutë tashmë mbajnë vendin e tetë në renditjen e përgjithshme. Një pozicion ky që përkon me zonën “play out”. 18 pikë numëron skuadra e Gugash Maganit pas 19 javësh të luajtura. Katër trajnerë kanë drejtuar ekipin e Tiranës në 350 ditë kampionat. Bardheblutë vitin 2024 e nisën me Ahmatajn, më pas emëruan Fagun, duke pasuar me Shkëmbin dhe tani me Maganin. Lëvizje të shumta në një skuadër që pretendon “Final 4” në Kategorinë Superiore.

sfidanti.al