Teuta mbyll bashkëpunimin me sulmuesin Preknicaj

Teuta njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me sulmuesin Kristian Preknicaj. Klubi durrsak falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij. 22-vjeçari u bashkua me Teutën në merkaton e verës dhe në 16 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon në Abissnet Superiore ka arritur të shënojë 2 gola. Teuta do të përballet me Skënderbeun në fundjavë dhe në këtë takim do të debutojë në stolin durrsak trajneri Bledar Devolli.

sfidanti.al