Teuta dhe Egnatia në statistika

Teuta e Egnatia do të jenë përballë në ndeshjen, e cila konsiderohet si më e rëndësishmja e javës së 34-të të Superiores. Egnatia e vendit të parë do të udhëtojë në Durrës me qëllimin për të marrë një fitore pasi kështu blindon vendin e parë. Edlir Tetova do të kërkojë të kthejë skuadrën te fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë javën e fundit, ndërsa Edi Martini është krejtësisht i qetë pas tre rezultateve pozitive. Morali i lartë mund të bëjë që durrsakët të kërkojnë vendin e katërt pasi diferenca është vetëm gjashtë pikë larg nga Dinamo e Skënderbeu, por gjithcka do të varet nga rezultatet e dy skuadrave. 15 herë janë përballur mes tyre Egnatia e Teuta. Duelet mes tyre kanë filluar në vitin 2004, dhe tashmë Teuta numëron 10 fitore, katër barazime kanë përfunduar mes tyre, dhe cuditërisht Egnatia ka vetëm 1 fitore më 23 dhjetor të vitit 2021. Kjo tregon edhe dominimin e durrsakëve ndaj rrogozhinasve, me këto të fundit që do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj “djemve të detit”.

sfidanti.al