Nëse Bajer Leverkusen do të evitojë humbjet në dy takimet e radhës atëherë skuadra e Alonsos do të futet në historinë e futbollit duke shkruar njërën prej faqeve më legjendare të tij. Në transfertën e “Olimpico”-s skuadra gjermane ka mbajtur kuotën 0 në kolonën e humbjeve duke iu afruar kështu rekordit të vendosur nga Benfika në sezonin 1963–1965 ky nuk pësoi humbje plot 48 ndeshje radhazi. Në rast se skuadra e Alonsos eviton humbjet në dy takimet e radhës atëherë do të jetë ajo, e cila thyen rekordin e portugezëve të vendosur plot 59 vite më parë. Leverkusen nuk humbet prej 47 takimesh ndërsa në duelet e radhës përballet me Ajntraktin e Frankfurtit dhe Romën.
Skuadrat me më shumë ndeshje pa humbje:
48 – Benfika (1963–1965)
47 – Bajer Leverkusen (2023–)
45 – Dinamo Zagreb (2014–2015)
45 – Rijeka (2016–2017)
44 – Rejnxhërs (1992–1993)
43 – Juventus (2011–2012)
42 – Milan (1991–1992)
42 – Ajaks (1995–1996)
41 – The New Saints (2023–2024)
40 – Fiorentina (1955–1956)
sfidanti.al