Teuta ka hedhur një hap të rëndësishëm në merkato duke siguruar shërbimet e Mmesoma Umejiego për në verë. Klubi durrsak ka firmosur një parakontratë me sulmuesin nigerian 23-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Apolonisë dhe ka edhe 6 muaj kontratë me fierakët.
“Djemtë e detit” tentuan ta transferonin lojtarin që në këtë merkato dimërore, por Apolonia nuk pranoi ofertën, duke vendosur ta mbajë sulmuesin deri në fund të sezonit. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që situata të ndryshojë nëse palët rikthehen sërish në bisedime.
Umejiego ka qenë një nga pikat më të forta të Apolonisë këtë sezon, duke u spikatur me 8 gola të shënuar, çka ka tërhequr vëmendjen e Teutës për të forcuar repartin ofensiv.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, sulmuesi nigerian do të jetë zyrtarisht pjesë e Teutës në sezonin e ardhshëm, gati për një eksperiencë të re me fanellën blu dhe ambicie më të mëdha në Superiore.
sfidanti.al

