Interi humbi Cancelon, Acerbi dhe De Vrij mbeten zikaltër

Joao Cancelo shkon te Barcelona. Shuhen kështu shpresat e Interit për rikthimin e portugezit. Katalanasit bënë ofertë zyrtare tek Al Hilal dhe propozimi për një huazim me një pjesë të vogël të pagës së mbuluar (4 milionë euro) është pranuar. Vendimtare ishte dëshira e mbrojtësit të djathtë, i cili preferoi La Liga në vend të Serie A. Barcelona ka kohë deri të premten për t’i komunikuar Federatës Spanjolle heqjen nga lista të Christensen (4 muaj jashtë) për të regjistruar një lojtar të ri me pagë deri në 80% të asaj që përfitonte danezi. Interi në anën tjetër ka vendosur që të mbajë Acerbi dhe De Vrij. Asnjëri prej dy mbrojtësve nuk do të shkojë tek Al-Hilal. Transferimi i njërit prej tyre në Arabi do të konkretizohej vetëm në rast se Cancelo do të vishej zikaltër.

sfidanti.al