CEO i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, i ka dhënë një paralajmërim të qartë Dayot Upamecano-s për rinovimin e kontratës, duke theksuar se negociatat nuk mund të zvarriten më gjatë. “Upa ka një ofertë nga ne, të cilën e kemi përmirësuar gjithashtu,” tha Dreesen. “Kjo është diskutuar disa herë me agjentët e tij dhe tani edhe me të personalisht. Mendoj se duhet të nënshkruajë atë që ka tani, sepse oferta nuk do të përmirësohet më. E gjithë kjo nuk mund të shkojë shumë gjatë.”
Shefi i klubit bavarez shtoi me një metaforë të qartë: “Nuk dua të jap një afat të saktë tani, sepse do të bëhet publike nesër. Nëse e mbani çamçakëzin për një kohë të gjatë, shija mbaron. Prandaj nuk duhet të zvarritet.” Bayern-i po bën përpjekje për të siguruar rinovimin e mbrojtësit të qendrës, i cili është një element kyç në prapavijën e ekipit. Klubi duket i vendosur të mbyllë marrëveshjen shpejt për të shmangur interesimin e ekipeve të tjera.
sfidanti.al

