Raheem Sterling, sulmues krahu te Chelsea, i cili ishte i përjashtuar nga skuadra nga ish-trajneri Enzo Maresca, pritet të huazohet gjatë merkatos së janarit. Sipas raportimeve nga Anglia, disa klube të Premier League-s, përfshirë Newcastle, kanë shfaqur interes për Sterling. Megjithatë, transferimi është i kushtëzuar nga fakti që Chelsea duhet të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të rrogës së tij. Sulmuesi 30-vjeçar aktualisht ka një kontratë pesëvjeçare me pagë prej 325,000 paundë në javë, nënshkruar në vitin 2022. Klubi londinez është i gatshëm të subvencionojë një pjesë të rrogës për ta mundësuar largimin, me qëllim që Sterling të marrë minuta lojëje dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë. Ky lëvizje mund të jetë vendimtare për të dy palët: Chelsea për të lehtësuar barrën financiare dhe Sterling për të rifituar ritmin dhe vëmendjen në Premier League.
sfidanti.al

