Ter Stegen i pakënaqur me Nagemslann: Nuk është një situatë e këndshme

Marc-André Ter Stegen, portieri i Barcelonës, e cilësoi rolin e numrit 2 në portën e Gjermanisë në Europian si “shumë zhgënjyes”. Në deklaratat e bëra në grumbullimin e skuadrës gjermane në Herzogenaurach, një ditë pas ndeshjes miqësore që luajtën kundër Ukrainës, portieri pranoi se “nuk është një situatë e këndshme”, por se ai e pranon vendimin, edhe nëse “nuk është dakord”, duke pasur parasysh se “në fund të ditës ju keni një përgjegjësi ndaj grupit” dhe se ai do të ndihmojë “në çfarëdo mënyre që mundet”.

“I thashë trajnerit të kombëtares se një gjë është sportive dhe një tjetër është njerëzore. Dua që të gjithë të kenë besim tek unë”, tha portieri.

Po kështu, Ter Stegen siguroi se situata e tij “nuk ka të bëjë” me Manuel Neuer, portierin e supozuar startues:

“Nuk ka të bëjë gjithashtu me të në nivel personal. Ne kemi një marrëdhënie të mirë,”- komentoi ai.

Portieri i lartpërmendur i Bayernit konfirmoi se ky “është një problem i njohur në pozicionin e portierit”, duke qenë se “nuk ka pasur kurrë një trajner që ka lejuar të luajnë dy portierë” dhe “vendimi është gjithmonë i vështirë”.

“Marc e njeh situatën. Duhet thënë se është për të ardhur keq sepse ai është me të vërtetë një portier i klasit botëror që ka treguar paraqitje të mira. Por kjo është gjithashtu pjesë e biznesit,”- përfundoi Neuer.

sfidanti.al