Sylvinho: Moment delikat, kam nevojë për të gjithë lojtarët

Tekniku Sylvino zbardhi listen me 27 të ftuar për dy sfidat e radhës së Kualifikueseve të Botërorit, në muajon Qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Ditën e sotme në prag të grumbullimit, para gazetarëve ishte i pranishëm vetë tekniku Brazilian Sylvinho.

Mister, keni thirrur 27 futbollistë për dy ndeshjet, si është gjendja e lojtarëve?

Ky është një moment delikat, pasi shumica e lojtarëve janë në përfundim, ose e kanë përfunduar sezonin. Ndaj për shkak të këtij momenti shumë specifik, na duhet të punojmë fort këto rreth 7 ditë.

Përballja me Serbinë është specifike edhe për shkak të historisë që ajo mbart, çfarë mesazhi keni për lojtarët dhe tifozët lidhur me këtë ndeshje?

Jam dakord me ju. Kemi përballë dy kundërshtarë fizik. Unë kam nevojë për të gjithë lojtarët. Duhet të përqëndrohemi vetëm në fushën e lojës. Të ruajmë identitetin tonë. E kuptoj peshën e sfidës ndaj Serbisë, por duhet të fokusohemi vetëm tek loja jonë dhe të hyjmë në fushë vetëm për të bërë lojën tonë.

Juljan Shehu është grumbulluar për herë të dytë. Dajsinani vjen për herë të parë. Kërkova para pak ditësh listën e grumbullimit të parë dhe ka ndryshim të madh. Unë përfaqësoj 10 njerëz që punojnë çdo ditë për të ndjekur lojtarët. Në fund është fusha ajo që flet. Nga 27 lojtarë duhet të zgjedh 11 për në fushë. Janë lojtarë që po rriten. Gjithmonë ka një lloj limite për të bërë ndryshime. Pres shumë nga lojtarët. Jam krenar dhe pres shumë nga lojtarët që kemi grumbulluar.

Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji.

Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë, të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona

sfidanti.al