Flasim për të dyja palët, për klubet që u përfshinë në të, edhe pse shumica u tërhoqën, dhe për tifozët e klubet e tjerë që shqetësohen se mos projekti ringjallet. Superliga Europiane nuk është ende një “ëndërr e vdekur” e presidentit të Realit, Florentino Perez, dhe e presidentëve Anjeli (Juventus) apo Laporta (Barcelona). Gjykata Europiane ka mundësi që të shprehet, pro ose kundër saj, dhe kjo gjë pritet në vitin 2022. UEFA është kundër, ashtu si shumica e klubeve dhe e tifozëve, por gjykata europiane fillimisht ka ndaluar çdo dënim ndaj treshes së madhe. Gjithsesi, Parlamenti Europian ka votuar kundër garave “copëtuese”, që janë kundër parimeve të konkurrimit të lirë dhe sipas meritës sportive. Pra, Superliga e Europës nuk e ka edhe aq të lehtë që të ndodhë në kontinentin e vjetër.
Sfidanti.al