Nuk janë pak, dhe nëse do t’ia dilte do të kthehej në një nga futbollistët më të shquar të historisë. i shkëlqyer është që tani Karim Benzema, veçse viti 2022 mund t’i japë më shumë lavdi. Ylli i Realit të Madridit ka disa objektiva të rëndësishëm deri dhjetorin e ardhshëm. Ai kërkon të kalojë Alfredo Di Stefanon dhe të bëhet shënuesi i tretë më i mirë i Realit për të gjitha kohët. Benzema ka 290 gola për “los blankosit” ndaj 299 të Di Stefanos, ndërsa të parët janë Ronaldo me 450 dhe Rauli me 323.
Benzema synon kupën e pestë të kampionëve (Champions), për t’u barazuar me Ronaldon dhe për të mbetur vetëm 1 trofe prapa rekordmenit Gento. Po ashtu dëshiron të mbrojë titullin botëror me Francën në Katar. Ëndërr e tij është që të fitojë Topin e Artë të “Frans Futbollit”, por edhe Këpucën e Artë të La Ligës, që nuk ia kanë lënë Mesi apo Ronaldo. Së fundi, dëshiron të kalojë francezin Tieri Henri si lojtari francez me më shumë gola në karrierë, pa përfshirë kombëtaren. Ish-ylli i Arsenalit ka 411, ndërsa Benzema është në 380.
Sfidanti.al