Ç’do të ndodhë me Paulo Dibalën pas 10 ditësh?!

Totenhemin dhe Liverpuli janë “pas dere”, ndërsa Juventusi duket se nuk e ka plotësisht situatën në dorë. Klubi italian i ka propozuar Paulo Dibalës kushtet e veta për kontratën me një rrogë të lartë që mund të arrijë deri në 10 milionë euro në sezon dhe me 4-5 vjet kohëzgjatje, por ende asgjë nuk ka ndodhur. Së fundmi, njëri nga shefat juventinë, Arrivabene, e kritikoi ashpër Dibalën dhe De Ligtin, edhe pse pa emër duke thënë se “ka disa lojtarë që duan më shumë agjentin e tyre sesa fanelë që kanë veshur”. Pas 10 ditësh, Dibala do të jetë i lirë të bisedojë me këdo klub që të dëshirojë, sipas normave në fuqi, dhe të firmoë parakontratë. Totenhemi ka shumë shpresë sepse në stol është Konte dhe drejtor sportiv është Paratiçi, ish-drejtuesi i Juventusit. Edhe Liverpuli i Klopit shpreson.

Sfidanti.al