Arsenali është me “dhimbje koke” nga gjendja e 3 sulmuesve!

I pari, dhe ish-kapiteni, Pjer-Emerik Obamejang nuk i ka punët mirë me trajnerin e tij Mikel Arteta dhe mund të zbohet nga skuadra. Obamejangu është lënë jashtë formacionit dhe i është hequr shiriti, ndërsa në dhomën e zhveshjes thonë se e ndjejnë mungesën e humorit të tij. Gjithsesi, hallet e Arsenalit nuk fillojnë dhe nuk përfundojnë tek afrikani. Trajneri Arteta ka probleme edhe me dy nga sulmuesit e tjerë kryesorë, Edi Nketiah dhe Aleksandre Lakazetë, pasi kontratat e tyre përfundojnë në verë. Ata mund të largohen në qershor me parametër zero. Gjithsesi, Arteta pret që Nketiah dhe Lakazeti të firmosin kontrata të reja edhe pse kjo end enuk ka ndodhur. Me gjasë, Lakazetë mund të largohet në janar që Arsenali të fitojë të ardhura financiare nga kartoni i tij, por gjithsesi nuk dihet se kush mund të jenë sulmuesit e rinj që mund të vijnë në stadiumin “Emirejts”.

Sfidanti.al