Tani që klasifikimi final pas 36 javëve kampionat ka pak rëndësi për skuadrat në garën e Superiores, rezultatet surorizë dhe rokadat e pabesueshme të pjesëve të dyta jënë kthyer në normalitet. 1/2 në zhargonin e bastexhinjve simbolizon ndeshjet ku kthesat në rezultat janë të papritura dhe deri diku të dyshimta për shkak të koeficientëvë të mëdhenj. Gjithsesi, ky është një fënomen i rrallë në futbollin ndërkombëtar por jo aq në atë vendas. Pas triumfit të Teutës në mënyrë surprizë ndaj Dinamos 3-2, vjen radha e Egnatias që thyen Tiranën po 3-2 edhe pse në të parën bardheblutë shkuan në dhomën e zhveshjes në avantazh. Trend interesant ky për futbollin e Superiores ku llogaritë e vërteta me rezultatet skuadrat pretendente do t’i bëjnë ndoshta vetëm në finalen katërshe.
Nga Pirro Bardhyli