Triumfi i Berat Gjimshitit kundrejt Granit Xhakës është pjesërisht edhe triumfi i Shqipërisë kundër Zvicrës nëse do ta konsiderojmë si përballje një të tillë. Kapiteni kuqezi përballë mikut të tij triumfoi me bindje duke konfirmuar trendin e viteve të fundit për një rritje konstante të emrave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e për të mbështetur edhe tezën se ky kualifikimin në Euro 2024 nuk është rastësi por meritë e djemve si Berat Gjimshiti të cilët kanë ulur kokën e kanë pedaluar pa bërë fjalë. Djali nga Presheva jo vetëm që ngriti kupën në qiellin irlandez por e bëri pas një ndeshjeje dhe pas një sezoni pothuajse perfekt, jo vetëm në Europë por edhe në Itali ku skuadra e tij u rikthye në Champions League pas një viti mungesë. Berati, ashtu si qyteti jonë i rrallë në botë, shkëlqeu për një mbrëmje në qiellin europian duke i treguar botës së “ai” shqiptari është i suksesshëm edhe në aspektin individual e jo vetëm o bashkuar me kuqezinjtë e tjerë pasi rrugëtimi i mbrojrtësit drejt majës është tërësisht meritë e tij.