Suedia publikon lojtarët e grumbulluar për miqësoren me Shqipërinë

Trajneri i Suedisë, Jan Dal Tomason ka publikuar listën e lojtarëve për dy miqësoret e radhës ato kundër Portugalisë (më 21 mars) dhe Shqipërisë (më 25 mars). 47-vjeçari ka publikuar emrat e 26 futbollistëve për takimet ndaj luzitanëve dhe kuqezinjve të Silvinjos. Dueli Suedi-Shqipëri është programuar për të hënën e 25 marsit në “Friends Arena” të Stokholmit, në orën 19:00.

sfidanti.al