Këtë të mërkurë, më 13 mars, UEFA rihapi shitjen e biletave për ndeshjet e Euro 2024. Konfederata europiane kishte njoftuar se tifozët të cilët siguruan bileta nga faza e parë dhe e dytë, por nuk do ti shfrytëzonin, mund ti rishisnin me vlerën që i kishin blerë. Për ndeshjet e Shqipërisë, kishte pak bileta të disponueshme për sfidën e 15 qershorit me Italinë në Dortmund dhe për duelin me Spanjën, që do të luhet më datë 24 qershor në Dyseldorf. Çuditërisht nuk kishte më vende të disponueshme për ndeshjen ndaj Kroacisë, më 19 qershor. Edhe pse shitja e biletave u hap, tifozët shqiptarë mbetën sërish të zhgënjyer. Kjo për faktin se hyrja në portalin e UEFA-s për të provuar blerjen ishte praktikisht e pamundur dhe fatlumët që siguruan bileta ndoshta mund të numërohen me gishtat e dorës.
sfidanti.al