Amir Abrashi, i shkon në shtëpi tifozit të vogël për ta befasuar për ditlindje

Amir Abrashi është një futbollist i jashtëzakonshëm që ka dhënë kontribut të madh për Kombëtaren e Shqipërisë në 10 vitet e fundit. Përveç kontributit të madh që ka dhënë për Shqipërinë, Abrashi është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superligën e Zvicrës ku vazhdon ende të lë gjurmë me fanellën e Grasshopperit. 33-vjeçari është kapiten i skuadrës më të madhe zvicerane dhe padyshim idhulli më i madh që kanë pasur tifozët bardhekaltër. Se sa e duan Abrashin tregon edhe video e fundit që ka publikuar Grasshopper në rrjetet sociale. Një tifoz i vogël kishte shprehur dëshirë që ta ketë kapitenin Abrashi në festën e ditëlindjes dhe kjo dëshirë e tij u bë realitet disa ditë më vonë. Abrashi kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e djaloshit të vogël duke e befasuar atë dhe duke i dhuruar një fanellë të tij të Grasshopperit. Video është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, derisa Abrashi tregoi edhe njëherë se përveç që është një kapiten dhe futbollist i madh në fushë, ai është një njeri i jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës duke bërë gjëra të bukura për tifozët e tij.

sfidanti.al