Në “Arena Kombëtare” u luajt ndeshja e dytë e Grupit K e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës. Shqipëria fitoi me shifrat 3-0, duke arritur fitoren e parë në grup, pas humbjes së sfidës së parë në “Wembley” 2-0 me Anglinë. Dy herë Manaj dhe Uzuni në fund i dhanë tri pikët e para kuqezinjve në grup. Të besuarit e Silvinjos zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari modest, duke dominuar edhe në statistika.
sfidanti.al