Cristiano nuk lëshon terren ndaj Messit

Cristiano Ronaldo vazhdon garën e tij personale për të arritur 1000 gola në karrierë, një arritje që do të ishte historike në futbollin botëror. Portugezi ka shënuar tashmë 929 gola, pasi realizoi golin e dytë të Portugalisë në fitoren ndaj Danimarkës në çerekfinalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s. Ndërkohë, ndjekësi i tij më i afërt, Lionel Messi, po vuan nga dëmtimet. ‘Ylli’ argjentinas ka arritur në 854 gola, pasi shënoi në fitoren 2-1 të Inter Miami-t ndaj Atlanta United, por më pas u dëmtua dhe humbi ndeshjet e Argjentinës ndaj Uruguait dhe Brazilit. Hendeku mes tyre mbetet ende i madh. Cristiano ka shënuar 75 gola më shumë se Messi, dhe, edhe pse kampioni i botës në Katar 2022 është dy vjet e katër muaj më i ri se portugezi, Ronaldo, në moshën 40-vjeçare, nuk tregon shenja ngadalësimi. Që nga 5 shkurti 2025, kur festoi 40-vjetorin, Cristiano ka shënuar gjashtë gola, pavarësisht se humbi dy ndeshje të Al Nassr në AFC Champions League ndaj Persepolis-it dhe Esteghlal-it në Iran.

sfidanti.al