Spanja në prag skandali

Një hetim sapo ka nisur në Spanjë por gjasat janë që të trondisë themelet e futbollit në Gadishullin Iberik. Agjencia ndërkombëtare antidoping, WADA po heton sistemet e kontrollit në Spanjë që sipas të dhënave, janë të parregullta. Në këtë mënyrë, WADA kërkon të dhëna urgjente nga agjencia spanjolle, Celad në lidhje me disa raste të dyshuara në të shkuarën pasi në bazë të një dokumenti të siguruar, mes shumë emrave në lupën e hetimeve është edhe Sergio Ramos, në kohën kur po hetohet mbrojtës i Realit të Madridit. Mesa duket, numri 4 nuk e ka kaluar me sukses kontrollin e regjistruar në datën 15 prill 2018. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të dalin në sipërfaqe edhe emra të tjerë të rëndësishëm dhe kjo mund të bëhet një çështje me përmasa më të mëdha që mund të lëkundin themelet e futbollit spanjoll që gjatë viteve të fundit është rrezikuar edhe nga skandalet në lidhje me pagesat e dyshimta që Barcelona i ka bërë një prej drejtuesve më të lartë të arbitrimit gjatë dekadës së fundit por edhe në lidhje me dyshimet për trukimin e ndeshjeve. Hetimi aktual i WADA-s ka ende shumë rrugë për të bërë por zhvillimet e ditëve të ardhshme mund të jenë të bujshme.

sfidanti.al