Federer-Nadal, 42 grand slam në total, rivaliteti simbol i erës moderne të tenisit pas trashëgimisë që lanë Borg, Becker apo Sampras. Dy stile tërësisht të ndryshme, spanjolli me fizikun dominues dhe mbreti nga Zvicra me teknikën dhe klasin pa limit. Nadal dominues ne statistika por Federer tenisti më popullor mes mbështetësve. Klasi i Federer ishte me shumicë në duart, raketën dhe këmbët e mendjen e FedEx, i cili arriti të magjepste me lojën dhe lëvizjet një botë të tërë. Sfida epike Wimbledon 2008 është ajo që që simbolizon përplasjen e titanëve të tenisit ndërsa në total të dy janë përballur 40 herë me dominimin e dukshëm të iberikut që ka triumfuar në 26 përballje.
Sëbashku ata kanë fituar plot 11 titujt grand slam radhazi, ndërsa në gjashtë vite rresht kanë ndarë mes njëri tjetrit vendin e parë të klasifikimit të përgjithshëm ATP. Kur Federer dukej dominues rikthehej më i fortë Nadal dhe ky rivalitet i ndihmoi të dy që të rriteshin edhe më shumë por në vitin 2017, finalja e Australian Open i ndau përfundimisht dy tifozeritë ku Federer dominoi 3-2 në sfidën që konsiderohet si një nga më të bukurat e historisë. Kjo ishte edhe sfida e fundit mes dy gjigandëve të tenisit në një finale grand slam. Problemet fizike të të dyve që kanë kushtëzuar jo pak karrierën por respektin e ndërsjelltë që nuk e kanë humbur asnjëherë për njëri tjetrin. Roger Federer ka luajtur 31 finale grand slam në total nga të cilat ka humbur 11 por disfatën e parë e ka pësuar pikërisht nga iberiku i cili ka debutuar në një turne madhor në vitin 2003 në Wimbledon aty ku zvicerani fitoi të parën kupë rë rëndësishme dhe të parën nga 8 në total.
sfidanti.al