Barcelona mund të nënshkruajë me Leroy Sane

Leroy Sane thuhet se ka refuzuar ofertën e Bayern Munich për një kontratë të re dhe Barcelona po monitoron nga afër situatën e sulmuesit anësor gjerman. Sane shpreson për një ofertë më të mirë nga bavarezët, ndërsa momenti i tij më i mirë mund të jetë në Euro 2024 me fanellën e Kombëtares së Gjermanisë. Nëse Bayern vendos të kursehet me ofertën, kjo mund t’i hapë dyert lojtarit që të largohet nga Gjermania vitin e ardhshëm. Sipas gazetës gjermane Bild, nëse Sane refuzon ofertën përfundimisht, Barcelona më pas mund ta mirëpresë atë me krahë hapur. Kontrata e Sane me Bayernin përfundon në vitin 2025 dhe shumë klube të mëdha në Evropë janë vënë në fijeni për situatën që ka ai në Bavari.

sfidanti.al