Spaleti, sa i kënaqur me barazimin ndaj Juventusit , por Alegri jo

Interi mori një pikë të vlefshme ndaj Juventusit në derbin e Italië që i jep mundësinë të ruajë të paprekur kolonën e humbjeve në tabelën e klasifikimit. Trajneri Luçano Spaleti nuk e ka fshehur aspak kënaqësinë për këtë barazim duke marrë parazysh faktin se ndeshja u luajt në ‘Allianz Stadium’

‘Ne duhet të ishim më të qetë dhe të besonim tek  aftësitë tona-tha Spalleti në përfundim të ndeshjes-mund të bënim  më shumë, por morëm një pikë të vlefshmë në një fushë shumë të vështirë. Nuk na mungon asgjë, të dyja skuadrat mund të fitonin këtë ndeshje. Ajo që kemi arritur deri tani për ne është mse e merituar’

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për trajnerin e Juventusit , Masimiliano Alegri futbollistët e të cilit i kishin shanset për të shënuar por qënuki shfrytëzuan sic duhej.

‘Futbollistët duhen përgëzuar pasi luajtën shumë të mirë –u shpreh Alegri-Nuk ishte e lehtë sepse Inter është një skuadër kompakte me teknikë të mirë.Na mungoi vetëm goli. Na vjen keq që nuk fituam, pasi 3 pikët do të rrisnin akoma më shumë besimin te ne’.

Sfidanti.al