Solskjer lumturohet me Fernandesin, Klop pranon gabimet!

Mund të ndihet krenar që dalë nga dalë po e ndërton “kalanë”. Puna tek Mançester Junajtidi është si tek legjenda e Rozafës, por Ole Gunar Solskjeri po ia del “gur pas guri”. Fitorja pas 3 vjetësh ndaj Liverpulit dhe kualifikimi në kupë ishin një tjetër provë e madhe pas kryesimit të Premier Ligës.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyer, – u shpreh Solskjeri, – kur pësuam gol, ne reaguam në mënyrë madhështore. Patëm një lojë shumë të mirë, gola shumë të mirë, dhe u detyruam të mbroheshim fort ndaj një rivali të fortë. Patëm momente të vështira, por ia dolëm që t’i përballojmë. Bruno Fernandesi stërvitet shumë për goditjet e dënimit, dhe në e dija se do të shënonte nëse do t’i jepej mundësia. Rashfordi luajti kudo dhe na ndihmoi në kundërsulmet ndaj Liverpulit”.

Po Jurgen Klopi si përjetoi këtë humbje të hidhur? Trajneri gjerman është i famshëm për reagimet e tij realiste, sportive që e kalojnë me qetësi dhe optimizëm edhe momentin më të vështirë. “Ndeshja pati shumë gjëra të mira, por pati edhe gabime, – tha Klopi, – nëse dëshiron të fitosh në këtë stadium duhet të jesh absolutisht në maksimum, dhe nuk ishim në nivel 100 për qind. Gabimet nuk duhej të ndodhnin, por ja që ndodhën. Do të nxjerrim mësimet tona nga kjo ndeshje. Më vjen mirë për Salahun, për besimin e tij në vetvete. Ishte luftë e vështirë, e donim fitoren me gjithë shpirt, por ajo që dhamë në fushë nuk mjaftoi. Patëm probleme në kundërsulm”.

Sfidanti.al