Skenari perfekt, Inter ëndërron titullin në derbi

Në shtëpinë e Inter ka nisur numërimi mbrapsht për të festuar titullin e 20 në histori. 10 ndeshje përpara fundit, ekipi i Inzaghi-t ka një avantazh të jashtëzakonshëm, plus 16 nga Milan dhe 17 nga Juve, dy rivalët e vetëm në letër, rival që mund t’i shtyjnë festën, pasi t’i rrëmbesh titullin zikaltërve këtë sezon është e pamundur. As që e imagjinojnë këtë përfundim në Milano, por tifozët po mendojnë skenarin më të mirë për të festuar këtë titull të veçantë pasi do t’i jepte yllin e dytë në fanellë. Skenari më i mirë për të festuar titullin është në derbi përballë Milan, në program për t’u zhvilluar në javën e 33-të. Për të arritur këtë qëllim, Inzaghi dhe të besuarit e tij duhet ta dërgojnë në 14 numrin e fitoreve radhazi, pra i duhen edhe 4 fitore, kundër Napoli, Empoli, Udinese dhe Cagliari, për t’u përballur më pas me Milan në një sfidë ku duhet të fitojnë për të festuar matematikisht titullin kampion.

sfidanti.al